Anulimi i koncesionit Thumanë-Kashar, Braçe: Ja dy arsyet e vërteta pse u tërhoqëm nga kontrata

23 Janar 2019, 21:38

Qeveria u tërhoq pak ditë më parë nga partneriteti publik privat për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, një projekt prej 225 milionë eurosh. Ministrja e re e Infrastrukturës u shpreh se fondi i përcaktuar për këtë aks do të vendoset në funksion të "Paktit për Universitetin" (lexo këtu). Por zv/ kryeministri Erjon Braçe dha sonte në Repolitix dy arsye të tjera të ndërprerjes së kontratës. “Nuk është tërhequr qeveria, është ndërprerë procedura. Kjo kontratë nuk u arrit fare në kontratë... U tërhoqëm për dy arsye; e para se ishte i shtrenjtë, e dyta se cdo kompani nuk mund të gënjejë më qeverinë e Shqipërisë. Ajo që ka ndodhur me procedurën e prokurimit të njërit lot të Unazës së Re është e patolerueshme. Për aksin Thumanë-Kashar ka një rrugë paralele dhe e dyta, kompanitë duhet të harrojnë se mund të zhvillojnë praktika si ajo” tha ai.