Anulimi i raportit të Dick Marty për trafikim organesh, Rama i drejtohet sot Këshillit të Evropës, kërkohet të shpallen të pabaza akuzat ndaj UÇK

12 Tetor 2022, 13:05 | Përditesimi i fundit: 2022-10-12 14:10:35

Dita e sotme do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg, ku do të kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty. Rreth orës 15:30- 16:30 Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për afro një orë me një fjalim ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.