Aparatura e shintigrafisë në QSUT prej 3 muajsh s’funksionon, të sëmurët në pritje! E reja e detyruar të shkojë në spital privat: S’kam zgjidhje tjetër

19 Mars, 13:44

Prej tre muajsh në QSUT nuk funksionin aparatura e Shintigrafisë e cila është e domosdoshme për të përcaktuar shkallën e sëmundjes tek pacientët me tiroide, zemër, veshka, deri dhe te tumoret e ndryshëm. Report Tv mëson se aparatura nuk funksion për shkak se mungon lënda radioaktive që shërben për të ndihmuar mjekët të gjejnë saktë anomalitë në organin që duan të ekzaminojnë.