Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrolli në vilën e bashkëjetueses së tij është i rregullt! Ish-zv. Kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm

29 Mars 2023, 11:52

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij. Përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin e para 20 ditësh ndërkohë që duket mbetet në fuqi sekuestroja që i është vendosur banesës.