Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kreut të Bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe! Duhet të rikthehet në burg edhe për 1 vit, fajtor për shkelje të barazisë në tendera

1 Mars 2023, 11:21 | Përditesimi i fundit: 2023-03-01 16:22:54

Apeli i GJKKO shton dënimin e ish kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, duke e shpallur fajtor atë edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Më parë nga shkalla e parë Tushe ishte dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje, kur u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.