TIRANE- Gjykata e Apelit ka lënë nën masën e sigurisë 'arrest shëpie', tre protestuesit e Astirit Gramoz Shehu, Ilir Katirajn dhe Skënder Dodën që mbaheshin në burg për bllokimin e Rrugëve në zonën e Unazë së Re.
Në shenjë proteste banorët e Astirit janë lidhur me zinxhirë duke qëndruar jashtë dyrve të gjykatës. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të mbajë protestuesit nën masën 'arrest shtëpie', për të penguar pjesëmarrjen e tyre në protestë. Përkundër Kodit Penal, Balliu tha se bllokimi i rrugës nga protestuesit është i ligjshëm. Ai tha se nuk është e drejtë që disa prej protestuesve që janë arrestuar më parë, mes tyre edhe vetë ai, janë liruar ndërsa të tjerët mbahen në 'arrest shtëpie'.Nuk merret leje te Policia e Shtetit për të protestuar. Të drejtat e njeriut e thonë fare qartë se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë. Kodi Penal nuk ka lidhje me protestat. Nç çdo protestë bllokohet rruga. Mos harrojmë te këta banorë janë 13 persona përfshirë edhe mua që jemi akuzuar për këtë çështje. Bashkë me ata kemi qenë edhe ne. Ata nuk e mohojnë. Nuk arrestohet as një person për mega aferën që ndodh tek Unaza e Re. Janë arrestuar vetëm banorët e Unazës dhe qytetarët e lirë. Kjo është në shkelje totale të ligjit. Urrejtja personale e Ramës ndaj qytetarëve të lirë. Drejtësia është një drejtësi private e Edi Rama. Ky është një nga rastet më flagrante. Këta qytetarë kanë një vit që protestojnë. Mund të jenë arrestuar mbi 100 persona dhe ata banorë vazhdojnë te jenë në protestë dhe i mbajnë në arrest shtëpie për t'i penguar që të dalin në protestë. Urrejtja e Edi Ramës për protestën është urrejtje për qytetarët. Të dalë një person të thotë që nuk ka aferë korruptive te Unaza e Re. Si ka mundësi që ky projekt është edhe nën hetim edhe në zbatim. Pse nuk del qeveria të flasë. Kjo qeveri ka vetëm hallin e kullave. Protesta do të vazhdojë. Me Edi Ramën nuk mund të ketë Europë jo e jo", tha Balliu.
Protesta e banorëve të Astirit ka nisur rreth një vit më parë, të cilët kanë dalë kundër projektit për zgjerimin e Unazës së Re, ku parashikohet shembja e shtëpive të tyre për zgjerimin e rrugës.