Gjykata liron nga qelia ish-deputetin Klevis Balliu dhe 9 protestuesit e 'Astirit', i lë në detyrim paraqitje! Flamur Noka: Hakmarrje e Ramës

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelitë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe 9 protestuesit e 'Astirit', duke caktuar masën e sigurinë 'detyrim paraqitje'. Gjyqtari Kreshnik Omari nuk pranoi kërkesën e dy prokurorëve, Robert Kote dhe Denisa Hasko për të lënë në burg Balliun dhe 9 protestuesit e tjerë, të cilët të dielën e 13 tetorit, kanë bllokuar rrugën në të dyja drejtimet e rrugës si dhe nuk i janë bindur thirrjeve të Policisë në protestën e banorëve të 'Astirit'.

Në përfundim të seancës, ish-deputeti Flamur Noka, e cilësoi si hakmarrje e kryeministrit Edi Rama për Klevis Ballius, sipas së cilit ka zbuluar aferën korruptive të projektit të Unazës së Re, teksa tha se kauza e banorëve është e drejtë dhe se PD-ja do të vijojë që t'i mbështesë. Ndërkohë, në sfond dëgjoheshin edhe thirrjet të banorëve "o Klevis o hero, gjithë Astiri ty të do", të cilën ndodheshin në ambientet e jashtme të gjykatës në mbështetje të të arrestuarve.

Balliu është një nga deputetët që ka qenë i pranishëm në të gjithë protestat e banorëve të Astirit që kanë zgjatur prej një viti dhe kjo ka qenë hera e dytë që arrestohet për të njëjtat akuza.

"Saga e persekutimit nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës në pritje të së drejtës së këtyre banorëve tregojnë se hakmarrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve të “Unazës së Re”, që i hoqën nga duart një megaaferë korruptive, ku sot ai shpresonte të kishte në llogari bankare në Amerikë, miliona euro, të përfituara nga kjo, vazhdon. Me sa duket nuk ka të ndalur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen nga ana tjetër nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë megavjedhje dhe këtë megaskandal. Sado të përpiqet Edi Rama së bashku me bandën e tij të nënshtrojë banorët e “Unazës së Re” do ta ketë të pamundur. Ata sot kanë kauzën më të drejtë që mund të ketë qytetari në demokraci. Kauza e tyre është e shenjtë dhe qëndresa e tyre ka bërë që sot në sytë e shqiptarëve të jenë heronj të shtëpive të tyre. Protesta e tyre do të vazhdojë sepse është një protestë e ligjshme. Ata kanë njoftuar çdo ditë pranë policisë, dhe fakti që ata janë përpjekur t’i akuzojnë për bllokim rrugësh, është përgjegjësi e policisë, sepse policia duhej të kishte marrë masa, dhe nuk ka marrë", tha Noka. 

Dy ditë më parë, gjykata e Tiranës dha të njëjtën masë sigurie edhe për 3 protestuesit e tjetër te 'Astiri', konkretisht Eduard Ferhati, Tomor Gjata dhe Ruzhdi Daci. Ish-deputeti dhe 9 protestuesit u arrestuan mbrëmjen e së dielës, pasi bllokuan rrugën në të dyja drejtimet si dhe nuk iu bindën thirrjeve të Policisë. Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg deri në tre vjet burg, por një gjë e tillë nuk i pengoi banorët të cilët të udhëhequr nga Basha ndaluan qarkullimin e makinave.

Detyrim Paraqitje 
Ruzhdi Maqinaj   46 vjeç
Safet Maksuti      51 vjeç
Benard Nezha      26 vjeç
Kujtim Ylli             59 vjeç
Bajram Noka        60 vjeç
Agron Thaçi         38 vjeç
Artan Muçmata   49 vjeç
Klevis Balliu         30 vjeç
Dritan Noku         25 vjeç
Andi Sharra         25 vjeç

HETIM NE LIRI
Gojard Duro
Tomor Noku
Ervis Hysmeli
Arten Bushi
Çoban Murataj

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 16/10/2019 15:25

    Gangsteri Muli Geringu gjithmonë pranë naziskineve të Mamurrasit dhe shpellareve te unazës.

    Përgjigju
  • Berti: 16/10/2019 14:55

    Atehere, mbaje mend derr, kur te mbaroje vetting, lluci i sojit tend ku zhgerryheni, nuk do kete me shance te dale me me "Detyrim Paraqitje"....

    Përgjigju
  • Populli: 16/10/2019 13:09

    Atehere te arrestohet gjyqetari qe nuk zbatoj kodin penal

    Përgjigju
  • eli: 16/10/2019 12:42

    pijini lengun ndryshimeve ne kodin penal.

    Përgjigju
  • Prifti Lushnjës: 16/10/2019 12:38

    Të gjith keta Farrinjte e Astirit duhet te jene spiune të PPSH-se se ndryshe nuk do pranonin te udhehiqeshin nga biri i spiunit. HahahahH

    Përgjigju
  • Vlonjati: 16/10/2019 12:34

    Ky plera sikur dogji mandatine tani ç’punë ka me keta kaq injorantë këta të Astirit?

    Përgjigju
  • Fahrriu Bajga e Spiunëve: 16/10/2019 11:24

    Ore kërriç im po pse mor injorant nuk i bën punët në fshehtësi që të hash bukë i qetë siç hengra unë Por i ve gjoksin protestet? Ore zarbë sikur s të kam pjellë unë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive