Apeli 'rrëzon' Balliun/ Ish-deputeti: Në Shqipëri kapen vetëm ata që pijnë një cigare hashash

30 Tetor 2019, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2019-10-30 18:08:20

TIRANE- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'Detyrim Paraqitje' për ish-deputetin e PD Klevis Balliu. Apeli rrëzoi kërkesën e Balliut për këtë masë sigurie. Balliu është ndalur të flasë për mediat jashtë dyerve të Gjykatës. Ai tha se Shqipëria është kthyer në një vend ku ligji nuk funksionon.

"PD gazin lotsjellës do ta përdorë për krimin e organizuar. Shqipëria sot është një vend ku ligji nuk funksionon. Pse kandidon prapë Arta Marku. Duhet të bashkohemi kundër këtij regjimi diktatorial. Edi Rama do të përballet me forcën e ligjit. Do përballen të gjithë. Banorët e Unazës refuzojnë të përplasen me policinë për interesat e Edi Ramës. Efektivët e policisë nga kjo qeveri e sotme është shkatërruar. Këtu kapet vetëm ai që ka pirë një cigare hashash. Agallarët që vjedhin çdo ditë vazhdojnë të rrijnë në Surrel", u shpreh Balliu.Balliu u arrestua të dielën e 13 Tetorit pasi bashkë me banorët e Unazës bllokoi rrugën Teodor Keko. Ai u lirua tre ditë më pas, për t'u lënë në masën 'Detyrim Paraqitje'.

    No videos found.