Apeluan për ndihmë në Report TV, Bashkia Pogradec ndihmon familjen me tre jetimë: Bonus për qiranë, ushqime e ilaçe

1 Maj, 16:18

Dy ditë pas transmetimit në Report TV të historisë së familjes Zabzuni me 3 fëmijë jetim dhe nënën shurdhmemece ka ardhur ndihma e parë. Bashkia e Pogradecit do të japë bonusin e qirasë për këtë familje, ndërsa drejtori i OSHEE-së do të paguajë privatisht faturat e energjisë elektrike.