Aplikimet për universitet, dekani Dhori Kule: Maturantët të mos shqetësohen, ka disa faza! Do zgjedhin nëse duan të studiojnë anglisht apo shqip

29 Gusht 2022, 15:44

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule dha një mesazh për të gjithë maturantët që duan të zgjedhin të studiojnë në degët e këtij Fakulteti duke i bërë thirrje që të mos shqetësohen sepse do të kenë mundësi në fazat e tjera. Në deklaratën për media u shpreh se maturantët mund të aplikojnë në disa degë dhe ndaj mund të ketë hapësirë për pjesën tjetër që nuk është kualifikuar që në raundin e parë.