TIRANE- Arben Malaj do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen për shkarkimin e tij si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Kështu ka deklaruar ai nga foltorja e Kuvendit ku renditi disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Malaj tha se ky ballafaqim nuk bëhet për një karrige, por për dinjitet, ndërsa akuzoi qeverinë dhe Kuvendin se po i bëjnë një gjyq politik për shkak në pozicionin e tij në Bankën e Shqipërisë ka votuan kundër interesave të "klientëve" të tyre. Ai u shpreh se në Komision ndjeu trishtim për qëndrimet e kolegëve, por ironizoi duke thënë se i mirëkupton pasi sipas tij, kreu i qeverisë Edi Rama është i frikshëm për deputetët dhe familjet e tyre.
Malaj deklaroi se gjatë karrierës së tij nuk ka bërë asnjë pakt për poste politike, gjë për të cilën akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky është i fundit bën çdo gjë për pushtet. "E majta ka shumë personalitete që mund të qeverisin më mirë se ju, por dehja për pushtet të mban të mbërthyer si mban droga të droguarin, deklaroi Malaj. Ai tha se gjithmonë ka luftuar për dijen pasi ka mësuar se mund të të marrin gjithçka përveç dijes, ndërsa solli raste kur të diturit janë vrarë nga diktatorët, duke i përcjellë sërish një mesazh kreut të qeverisë. "Më kanë mësuar se mund të të marrin gjithçka por jo dijen. Ka qenë kjo arsyeja pse diktatorët gjithmonë i kanë pushkatuar të diturit. Ju kërkova me letër që të më thërrisnit në mbledhjen e qeverisë dhe të më dëgjonit ballë për ballë", deklaroi ai.
I shpreh ngushëllime familjeve së viktimave të tërmetit. Nëna ime shpëtoi dhe nuk do ta shohë këtë gjyq politik. Ky tërmet la pas 51 viktima. Por nuk vrau tërmeti por ndërtimet. Kosto sociale financiare ndjehen në jetën e qytetarëve. Rama harron se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. Asnjë bankë qendrore nuk mund të ndihmojë ekonominë e vendit në këto kushtet. Këtë situatë krize e ushqen kriza politike, banaliteti i debatit këtu në Kuvendin tonë dhe dështimi i përsëritur për hapjen e negociatave. Ne ju vështirësojmë të tashmen dhe i vjedhim të ardhmen vendit tonë. Kjo është hera e tretë që kërkohet heqja e një imuniteti në Kuvend. Në 2004 u tentua heqja e imunitetit të Nikoll Lesit. Sot Rilindja po bën një gjyq politik. Sot Kuvendi që Ruçi drejton rrezikon të dënojë anëtarë të saj. Nuk është hera e parë që tentojnë të më shkarkojnë. Sot në 2019 deputetët socialistë ndihen të frikur. Në 1997 Berisha i propozoi shkarkimin tim Finos i cili e shkarkoi atë. I kam bërë një shërbim të madh Shqipërisë. Ky është vlerësimi që i lë familjes dhe vendit tim. Kam kryer më së miri detyrën, kam mbështetur politikën lehtësuese. Kam kërkuar në bord që të demokratizohet qeverisja e Bankës së Shqipërisë.
Kam kërkuar që kërkimi shkencor të fokusohet në sfidat reale të Shqipërisë. Bankat private kanë interesa private. Në komision ndjeva trishtim për votimin në vesh të deputetëve, por i mirëkuptova sepse Rama është i frikshëm për deputetët dhe familjet e tyre. Ky ballafaqim nuk është për një karrige. Kurrë nuk e kam shitur dinjitetin tim për një poste partiake, ndryshe nga Rama. Në 1997 nuk pranova të isha kryeministër për pajtim kombëtar. Ju më kërkoni modelin e heshtjes së Bodes. E pranova rolin e ministrit të Financave vetëm kur në telefon dëgjova zërin e përlotur të nënës së Bashkim Finos. Në 2002 Ilir Meta më ftoi në qeveri por unë qëndrova deputet. Kam luftuar gjithmonë për dijen dhe jo karrigen. Më kanë mësuar se mund të të marrin gjithçka por jo dijen. Ka qenë kjo arsyeja pse diktatorët gjithmonë i kanë pushkatuar të diturit. Ju kërkova me letër që të më thërrisnit në mbledhjen e qeverisë dhe të më dëgjonit ballë për ballë. Ne që në fillim kemi përdorur dy rrugë të ndryshme. Në 2001 kundërshtova kandidimin tuaj për kryetar bashkie. Ju arritët të bëheni kryetar i Rilindjes por krushqia me njerëzit e ligjtë përfundon gjithmonë keq. E majta ka shumë personalitete që mund të qeverisin më mirë se ju, por dehja për pushtet të mban të mbërthyer si mban droga të droguarin. Sakrificat e lodhshme janë në këtë dinjitet. Admirimi dhe mbështetja që ndjej kudo dhe çdo ditë, janë shpressat e studentëve që më kërkojnë të jem ky që jam. Deklaruar publikisht se nuk kishit asnjë shqetësim nga deklarimet e mia publike. Ndoshta jeni zëmëruar nga vota ime kundër në disa raste. por unë nuk godas askënd prapa shpine, nuk jam si ju. Kam vendosur t'i bëj një shërbim tjetër vendit tim. Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do ballafaqohem atje", tha Malaj.
Me 5 Dhjetor, Këshilli i Ministrave vendosi të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke argumentuar gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019, ai kishte bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut, dhe në kundërshtim me kompetencat e postit të tij publik. Arben Malaj, ish-ministër i Financave, ishte emëruar anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në korrik të vitit 2016, dhe që prej asaj kohe ka shërbyer pa ndërprerje në këtë pozicion.