Qeveria e pezullon nga detyra në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj: Tani do përballem ligjërisht me abuzuesit me pushtetin

TIRANË - Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare këtë të enjte ndërsa do t’i kalohet Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin, pas diskutimeve në komisionet parlamentare.

Arben Malaj, ish-ministër i Financave, është emëruar anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në korrik të vitit 2016, dhe që prej asaj kohe ka shërbyer pa ndërprerje.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, eksperti i njohur i ekonomisë Arben Malaj, thotë se tashmë do  e ketë më të lehtë që të përballet ligjërisht sipas tij me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin.

"Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj!", shkruan në reagim.

Ndërkohë gjatë këtij viti 28 deputetë të PS-së, kërkuan ta shkarkonin si anëtar bordi për shkelje të etikës me argumentin se Malaj gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtarë i Këshillit.

Profesori Arben Malaj u përfshi edhe në një debat publik me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, për një leje ndërtimi për vëllain e tij. Sipas Veliaj deklaratat dhe akuzat e ish ministrit vinin si pasojë e refuzimit të lejes për ndërtimin e një pallati që sipas tij ishte në shkelje të ligjit. Vetë Malaj, pranoi në atë kohë se ka pasur një kërkesë për leje ndërtimi nga vëllai i tij dhe jo për ndërtimin e një pallati por për leje provizore në pronën aktuale të tij.

Në vendim thuhet:

“Në mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 1,  të  nenit  47,  të  ligjit nr. 8269,  datë 23.12.1997,  “Për Bankën  e  Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
  2. Propozimin Kuvendit të   Republikës   së Shqipërisë për shkarkimin  e z. Arben  Malaj  nga detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë”.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 06/12/2019 13:38

    Ik ore malaj se dhe ty te ka dale boja me kohe je leter e djegur ju e keni çuar vendi ne kete grade

    Përgjigju
  • Labi: 06/12/2019 08:44

    Nuk je ashtu sic hiqesh.Ke qene dhe je i pa ndergjegjshem,shikon shume interesin tend.Ke bere kerdine kur ke qene minister.Hidhesh perpjete kur te shkelin dhe je ashtu bure duke u kthyer duke numeruar kete dhe ate.Je i falimentuar.Ate pasuri qe ke vene e ke pa djerese dhe titulli qe ke shumezohet me o.

    Përgjigju
  • Cenaj&Co: 06/12/2019 06:46

    Një copë hajdut muti i Lefter Cenaj je ti Arben Malaj.

    Përgjigju
  • Roza: 05/12/2019 18:31

    Pse nuk u perballe me perpara? Apo Te pelqente karrigja?!?! Ke qe ne kohen e Nanos qe je neper karrige Te larta. Perse kerkon te flasesh tani qe te morren karrigen? Duhej te ishe larguar vete e mjaft me kercenime,

    Përgjigju
  • Reni: 05/12/2019 17:58

    Rrofsh qe na I ke sherbyer Sbqiperise me ndershmeri, sidomos gjate piramidave, po kush ta di, aman.

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 05/12/2019 17:37

    Jo per koment,por thjesht duhej te ndodhte... Vetem se shume vone. Dhe mos harroni ...ka prap llum brenda bankes se Shqiperise ,krushq ,dhendurre,miq nga te dy krahet politike.

    Përgjigju
  • redi: 05/12/2019 17:14

    Zoti Malaj ishe ne ate post te rendesishem nga perkrahja e PS, qe ti shume here nuk e kritikuar por denigruar.Si minister do mbahesh mend per koncensionet e Bankersit,TIAs ne Rinas dhe privatizimin e Albtelekomit qe ishte me rentabilitet ekonomik dhe kompani me rendesi per sigurine kombetare dhe dhuruat tek turqit e Calik.Te kritikosh me argumenta eshte pozitive kurse ti ke kohe qe denigron cdo inisiative ekonomike te qevetise megjithese ka te meta sa te duash.Kur gjen gabime te admirojme ,por kjo nuk ka ndodhur.Tani meqe qeveria te ndihmoi te jesh i lire ne veprimtarine tuaj antiqevetitare, mund te vazhdosh.Kritika nga denigrimi kane diference.Ky eshte mendimi im petsonal per ju ,megjithese jeni i afte si financier

    Përgjigju
  • BRSS: 05/12/2019 17:00

    IK MOR PLER HAJDUT MUTI SE PO NA HIQESH I DITURI DYNJAS

    Përgjigju
  • dada: 05/12/2019 16:59

    Vetem ke perfituar qen nga pushteti se nuk askushi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK