Ardi Veliu përplaset me opozitën në Komisionin e Sigurisë! Kreu i AMP pyetet për krimet zgjedhore: Jam i depolitizuar, asnjë polic s’rezulton i përfshirë në fushatë

12 Qershor 2023, 18:46

Akuzat e opozitës për manipulim të zgjedhjeve të 14 Majit, u bënë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Gjatë prezantimit të raportit për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, deputetët hodhën akuza për përfshirjen e  Policisë së Shtetit në fushatë, por kreu i AMP Ardi Veliu tha se asnjë polic nuk është implikuar në këtë proces