Ardian Koçi, qendra e rehabilitimit të shpendëve

23 Gusht 2020, 21:50

Një udhëtim fantastik në Parkun e Divjakë-Kravastasë. Aty ku syrin e kameras së emisioneve Veri Jug e mikpret drejtori I Administratës së Zonave të Mbrojtura për qarkun e Fierit, Ardian Koçi. Qendra e vizitorëve të Parkut me një mjedis special për rehabilitimin e shpendëve të plagosura që vijnë nga zona të ndryshme të shqipërisë dhe nga vendet fqinje. Ardiani, si veteriner, njeriu që shëron dhe përkujdeset për banorët e qendrës së reahabilitimit, nga shkaba e bardhë ardhur nga Kroacia, skifteri ose fajkoi, lejlekët e bardhë dhe pelikanët e kolonisë së lagunës së Divjak-Karavastasë. Më pas, trajtimi special për kukuvajkat e Myzeqesë dhe vendosja e xhipiesëve në trupat e shpendëve, gati për t’u lëshuar në natyrë pas shërimit në qendrën e rehabilitimit të shpendëve. Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv