Ardian Nikulaj u vra për gjakmarrje, misionari i pajtimit të gjaqeve: Historia nisi nga fisi Lekstakaj, nuk ka patur asnjëherë ndërhyrje për pajtim

28 Prill 2023, 20:38 | Përditesimi i fundit: 2023-04-28 22:50:51

Vrasja e biznesmenit dhe politikanit lokal në Lezhë Ardian Nikulaj riktheu dhe njëherë fenomenin e në plage të vjeter në shoqërinë shqiptare, atë të gjakmarrjes.Hasmeria mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Balldre të Lezhës e ka zanafillin në vitit 1996, teksa u vra Pëllumb Nikulaj i cili ndërhyri për të shuar një sherr në një pikë karburanti në dalje të qytetit të Lezhës.