‘Arena’ e drogës në Koplik, plantacioni me 27 sera dhe 8 mijë rrënjë kanabisi, Gjykata e Shkodrës lë në ‘arrest shtëpie’ organizatorin: S'ka prova

31 Mars 2023, 13:49

Nesti Velaj (Ernet Veshtaj) është njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e shkallës së Parë Shkodër. Sipas Gjykatës nuk ka prova se 52-vjeçari të jetë organizatori i plantacionit të drogës në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera dhe ishin mbjellë 8 mijë rrënjë kanabisi. Veshtaj, ka mohuar akuzat ndaj tij duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat e zbuluara nga operacioni i policisë.