Ariu i uritur ha ushqimin e familjes në piknik

27 Shtator 2023, 14:39

Dreka e piknikut të një familjeje në parkun e Ekologjik në Nuevo Leon të Meksikës, u ndërpre nga një vizitor i uritur. Një ari i zi u afrua në tavolinën ku po drekonte nëna me dy fëmijët dhe fillon të hajë ushqimin. Në video duket familja e terrorizuar, ku nëna i mbulon fytyrën djalit të vogël kur ariu lëviz kokën, ndërsa vajza në anën tjetër të tavolinës ka ngrirë. Por ariu nuk është aspak agresiv, dhe pasi mbaron ushqimin largohet në qetësi, pa e trazuar familjen.