Arqipeshkvi i Firences viziton burgun ku qëndroi Ernest Troshani: Vuajtja, pjesë e jetës së martirëve

19 Maj 2023, 08:46

Arqipeshkvi i Firences, Kardinali Giuseppe Betori dhe një delegacion i Papa Franceskut, panë nga afër qelitë e ish-burgut të Shkodrës, ku kardinali Ernest Troshani, kaloi 18 vite tortura. Vuajtjet e tij u përkujtuan edhe me një meshë në kishën katolike në Tiranë.