'Arresti me burg' iu kthye Gjykatës së Lartë, Veliaj kërkon përshpejtimin e çështjes: Çdo vonesë, cenon ushtrimin e mandatit si kryebashkiak! Më lironi menjëherë

8 Korrik, 16:38 | Përditesimi: 8 Korrik, 16:38

Avokatët e Erion Veliajt kërkojnë që Gjykata e Lartë të bëjë një vlerësim të ri për proporcionalitetin e masës "arrest në burg" dhe të mos e rikthejë çështjen në gjykatat më të ulëta. Ata kanë depozituar edhe parashtrimet. Kërkesa për të shqyrtuar sa më shpejt çështjen, vjen një javë pasi Kushtetuesja zbardhi vendimin e plotë që riktheu ‘arrestin me burg’ në shkallën e tretë të gjyqësorit.

    E.H/Shqiptarja.com