Arresti ndaj ish-kreut të SHISH/ Bardhi: E paimagjinueshme që Kuvendi t’i shmanget përgjegjësisë për sigurinë kombëtare, mazhoranca bllokoi debatin

1 Tetor, 12:16 | Përditesimi: 1 Tetor, 12:16

 

Në konferencën e Kryetarëve nuk u ra dakord mes mazhorancës dhe opozitës për një debat për arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Gazment Bardhi tha se hetimi penal i takon drejtësisë, ndërsa Kuvendi ka përgjegjësinë të ushtrojë kontroll mbi ekzekutivin dhe institucionet, përfshirë SHISH-in. Ai tha se është e paimagjinueshme që mazhoranca bllokon debatin dhe i shmanget përgjegjësisë për sigurinë kombëtare.

 

E.H/Shqiptarja.com