Arrestimet për tenderat abuzivë

7 Shkurt 2019, 16:23

Në emisionin "Repolitix" në Report Tv temë e diskutimit mbrëmjen e sotme janë arrestimet për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, përgjatë 2016 dhe 2017. Çfare po verifikon prokuroria për ish-ministrat e LSI, Manjani e Vasili? Të ftuar në Repolitix ishin Artan Hoxha, gazetar investigativ i Report Tv, Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH, Poli Hoxha gazetar dhe Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com. Artan Hoxha tha se zyrtarët e arrestuar sot nuk janë të "mëdhenjtë" e aferës. Sipas tij, prokuroria po tenton të godasë lart. Gazetari Qyno theksoi se çdo tender në institucione bëhet me urdhër nga ministri. Për gazetarin Poli Hoxha arrestimet kanë edhe prapavijë politike, pasi Ministria e Drejtësisë është drejtuar nga LSI.

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skandalin e abuzimit me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë duke arrestuar 4 zyrtarë, 8 janë në detyrim paraqitje, ndërsa po verifikohen edhe dy ish-ministra të këtij dikasteri. Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj. Në dy vite, 2016-2017, prokuroria ka zbuluar abuzime dhe shkelje me 5 tendera duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro (Lexo të plotë).