Arrestimi i babait radikal në Kamëz/ Flasin fqinjët: Janë familje e mirë, jo problematike

4 Qershor 2020, 13:47

KAMËZ- Bashkëshortja e Roland Kryemadhiti arrestuar një ditë më parë, ka dhënë një tjetër version të ngjarjes që tronditi opinionin publik, ndryshe nga sa ka deklaruar policia. E "fshehur" pas derës së hekurt të shtëpisë dy katëshe ku jeton, ajo është shprehur se nuk i ka ndaluar askush fëmijët që të arsimohen. Përkundrazi, sipas saj janë vetë fëmijët që refuzojnë të shkojnë në shkollë, e për pasojë nuk mund t'i detyrojë. Ajo ka mohuar që bashkëshorti i saj, Roland Kryemadhi të ketë pasur armë në shtëpi, e aq më tepër të ketë kërcënuar efektivët se do t'i vrasë.

"Ajo që ndodhi inshAllah nuk ka sjell një dëm, ne jemi në mbështetje të Allahut, jemi përgatitur për këtë problem. Nëse do kishte armë, do e kishin gjetur. Nuk kishin ca të gjenin, vetë e përhapën atë lajm dhe ta mbyklin si të duan. Do t'i marrin me dhunë fëmijët në shkollë? Ato nuk duan vetë. Ç'punë kam unë të jenë në gjykatë, i mbështetemi Allahut ai është mbrojtësi më i mirë", tha bashkëshortja për gazetarin Arsen Rusta. Që feja myslimane nuk e pengon fëmijët të arsimohet e konfirmon edhe një besimtar mysliman, i moshuar fiqnj me Kryemadhin. "Feja thotë sa më tepër shkollim aq më mirë është. Merre dhe dijen fetare, në fillim dhe më pas atë të fesë", thotë një nga fqinjët i besimit fetar. Familja nuk njihet si problematike në lagje nga fqinjët e saj. Ato e përshkruajnë si një familje të rregull, jo problematike dhe punëtore. "Janë familje shumë e mirë, shumë e rregull, nuk kemi pasur probleme. S'kanë asnjë problem, punojnë sa kanë mundësinë, janë familje shumë e mirë", thotë fqinja.