TIRANE-Do të duhej të paraqitej në gjykatë pasi është nën akuzë për keqtrajtim të miturish sepse nuk lejon prej 1 viti tre vajzat e tij të arsimohen, kundërshton policinë dhe u nxjerr atyre armën duke i kërcënuar. Është kjo historia e Roland Kryemadhit që jeton në Kamzës, i cili me pretendimin e predikimit fetar islam ka penguar vajzat, të veshura me shami, të ndjekin shkollën.

Gjithcka ka nisur në maj 2019 kur shërbimi social Kamëz ndërhyn për të t’i kërkuar familjes që fëmijët e tyre të ndiqnin arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. Pas kundërshtimit të babait 37-vjeçar, shërbimi social ka njoftuar autoritetet përkatëse. Organi i akuzës e vë menjëherë nën hetim. Më 14 Maj 2019 ndaj tij gjykata caktoi arrest në mungesë dhe pak ditë më pas policia arriti ta vërë nën pranga. Në hetim për pengimin e arsimimit të vajzave me argumentin “ se i shkollon Allahu” është vënë edhe bashkëshortja e tij.

Pas arrestimit 1 vit më parë Kryemadhi ka dalë para gjykatës në 25 Maj 2019 dhe ndaj tij është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Por as me këtë masë Kryemadhi nuk bëri hapa pas. Vajzat i ndali të shkollohen dhe i vetmi që frekuentonte mësim sit ë gjithë bashkëmoshatarës është djali i familjes. Por tashmë që është marrë i pandehur, 37-vjeçari duhet të paraqitet në gjykatë, ku mungonte prej janarit 2020, për t’u njohur me vendimin që trupa gjykuese do të vendosë.

Ronald Kryemadhi merr përsëri vëmendjen e policisë në 24 orët e fundit. Të martën e një dite më parë, ai ka refuzuar të paraqitet në gjykatë e kjo e ka detyruar Policinë të ndërhyjë për ta shoqëruar forcërisht. 37-vjecari i është kundërpërgjigjur duke u mbyllur në shtëpi e duke i kërcënuar me armë, të cilën mësohet se ia ka drejtuar dhe fëmijëve të tij.

Kjo detyroi gjykatën ta shtyjë seancën për këtë të mërkurë. Pas ndërhyrjes së repartit elitë RENEA dhe negociatave të gjata, 37-vjeçari është vetëdorëzuar, ku ndër të tjera do të përballet edhe me akuzën e kundërshtimit të forcave të policisë. Për drejtorin e policisë tiranë Rebani Jaupaj në banesën e Kryemadhit është gjetur armatim i rëndë.

"Besimtari mysliman nuk lë fëmijët në shkollë. Ai kundërshtuar policinë dhe nëpërmjet kallashnikovit ua ka drejtuar policëve që nëse nuk largoheshin do qëllonte drejt tyre. Njoftuam RENEA-n dhe u kërkua negocimi. Falë negocimit u bë e mundur vetëdorëzimi.

Aktualisht policia po kryen kontrollin e banesës për sekuestrimin e kallashnikovit, se ka pasur edhe një pistoletë. Nuk kemi informacion që vuan nga probleme të shëndetit mendor, veprimet e tij që nuk lejon fëmijët të shkojnë në shkollë ka të bëjë me besimin fetar që ai ndjek apo ka probleme të tilla", tha drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Fill pas arrestimit pranë banesës së 37 vjeçarit Kryemadhi ka mbërritur një mik i tij gjithashtu besimtar mysliman i cili i revoltuar është shprehur se arrestimi i tij është i padrejtë. "I sëmurë është ai drejtori i policisë, këto janë në luftë me Allahun. Unë jam rob i Allahut, praktikues i Islamit. Arrestimi i tij nuk është i drejtë, absolutisht jo!

Nëse ka bërë gjë ai, e mbaj unë përgjegjësinë, e bëj unë burgun e atij nëse ka vrarë apo sharë dikë" tha ai. Ndërkohë procesi ndaj tij po ndiqet në gjykatën e Tiranës nga gjyqtarja Rexhina Memlika e cila pritet që të jap vendimin dhe ka kërkuar që 37-vjeçari të shoqërohej me forcë nga policia në seancë pasi nuk paraqitej prej Janar 2020 dhe pse ishte i pandehur.


Ronald Kryemadhi


Reagimi i nje banori te lagjjes