Arrestimi i dy terroristëve në Fushë-Arrëz/ Gazetari: Kishin hapur gropë për të qëlluar policinë! Qirjazi: Shqipëria s’është në zonën e rrezikut për sulme

25 Nëntor, 22:47 | Përditesimi: 25 Nëntor, 22:47

Teksa ndoqi nga afër, aksionin e policisë në fshatin Orosh në Fushë Arrëz dhe u fut edhe në kullën e ngujimit të dy terroristëve, gazetari i Report Tv Armir Mehaj, ka zbuluar detaje të tjera nga arrestimi i Erzen allias Hamza Uka dhe Julian Cumraku të cilët dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Mehaj tha se dy personat kanë zgjedhur atë zonë për të qenë të qetë dhe larg vëzhgimit të policisë, ndërsa gjatë negocimit për t'u dorëzuar u kanë thënë forcave të policisë: ‘Zoti do hakmerret ndaj jush'.

Gazetari zbuloi se Uka dhe Cumraku nuk kanë pasur komunikim me persona të tjerë, pasi në atë zonë mungojnë valët, ndërsa theksoi se në Fushë-Arrëz mund të kishte policë të vrarë, pasi ata kishin hapur gropë për të sulmuar.

r.k./Shqiptarja.com