Arrestimi i të riut për atentatin ndaj prokurorit, gazetari Qyno: Shpresë për zbulimin e autorëve

6 Maj 2020, 14:22

TIRANE-Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno shprehet se arrestimi i Ariol Halilajt, bashkëpuëntor në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja tregon se dosja po përparon dhe është shpresëdhënëse për zbulimin e autorëve të krimit. Qyno theksoi se ishin qelizat telefonike që treguan se 29-vjeçari ditën kur ndodhi ngjarja ishte afër vendit ku autorët lanë makinat, ndërsa më pas Halilaj i largoi dhe Redjan Rrajan e strehoi në shtëpinë e tij.

"Një nga autorët që ka marrë pjesë, jo të ketë qëlluar, por që kanë ndihmuar autorët e krimit është një lajm i mirë arrestimi i tij. Sepse ka goditur një njeri të drejtësisë, edhe pse Arjan Ndoja është lakuar si i lidhur me segmente të krimit, ai është prokuror i sistemit, edhe për sa kohë do të jetë duhet ti kushtohet vëmendje kësaj cështje. Autori i arrestuar dje ka bashkëpunuar me Redjan Rrajan, që ka marrë këtë të fundit dhe të tjerët që kanë qenë në 'Benz'-in që ka qëlluar dhe janë larguar.

Kjo e bën më shpresëdhënëse për zbulimin e autorëve. Kjo dosje po përparon. Në muajt në vazhdim mund të kemi edhe të tjerë të arrestuar. Nëse do të shpallet fajtor Redjan Rraja do të shkojë në burgim të përjetshëm, e vetmja shpresë e tij për të shpëtuar është bashkëpunimi me drejtësinë dhe tregimi i bashkëpunëtorëve si e kanë organizuar atentatin. Arjol Haliaj është një personazh nga Skrapari, jeton në Durrës, ka lidhje me disa elementë në Durrës, përfshirë edhe Rrajan, ka pasur shoqëri.

Nuk më rezulton i dënuar, por ka qenë në shoqëri para dhe pas atentatit ndaj Ndojës, në Tiranë dhe Durrës, u bë një analizë e kamerave të sigurisë dhe situatës dhe kanë vlerësuar se Halilajn është personi që ka ndihmuar këta individë ti largojë nga vendi i ngjarjes. Është edhe një element shtesë, sepse nga qelizat telefonike ditën kur ndodhi ngjarja është lokalizuar nga antenat afër vendit ku autorët lanë makinat. Fati i mirë i policisë ishte që autorët nuk dogjën dot makinën" tha ai. (Lexo këtu lajmin e plotë për arrestimin)

    No videos found.