Kamerat e sigurisë e telefoni 'tradhtojnë' Ariol Halilajn, arrestohet bashkëpunëtori në atentatin ndaj prokurorit Ndoja! Strehoi në shtëpi Redjan Rrahjen

Pas hetimeve të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, është arrestuar një tjetër person si bashkëpunëtor në atentatin që iu bë makinës së prokurorit Arjan Ndoja, me të cilin udhëtonte dhe Aleksandër Laho i njohur me nofkën "Rrumi", një person i njohur për policinë shqiptare dhe shoferi Andi Maloku.

Në pranga u vendos Ariol Halilaj, 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka ndihmuar në largimin e tyre nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen atentatin.

Nga hetimet ka rezultuar se i 29-vjeçari i arrestuar sot ka qenë në shoqërinë e Redjan Rrahjes, i arrestuar si autor i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mikut të tij Landi Muharremi dhe shoferit Andi Maloku, i cili humbi jetën në spital.

Prokurori Arjan Ndoji ,viktima Andi Maloku dhe Landi Muharremi

Kanë qenë kamerat e sigurisë dhe telefoni i Redjan Rrahjes që kanë 'tradhtuar' Ariol Halilaj, i cili është vënë në përgjim nga policia për disa kohë.

Halilaj është parë në shoqërinë e Rrahjes para dhe pas atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Për këtë arsye mendohet se Ariol Halilaj të ketë përkrahur autorin pas krimit.  

Burimet për Report TV thanë se Ariol Halilaj është identifikuar pasi në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor ai është fiksuar duke lëvizur me makinë përpara dhe pas ngjarjes me Redian Rrahjën.

Edhe pak momente përpara arrestimit të Rrahjës, ai ka qenë në shoqërinë e Halilajt, i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje që po hetohen nga policia.

Ariol Halilaj është mbajtur në përgjim për disa kohë dhe nga tabulatet e telefonit të  Rrahjes policia ka  arritur në përfundimin se Halilaj është shoferi që i ka larguar nga vendi ku braktisën makinën që bënë atentatin si dhe mendohet se ka mbajtur Rrahjen në shtëpi.

Për të arrestuarin Ariol Halilaj, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit e kryer në rrethana cilësuese".

Hetimet për operacionin e koduar "Shkozeti" u kryen nga SPAK.

Atentati ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve kryesorë të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi Redian Rrahja, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë.

Gjithashtu, po si rezultat i kontrolleve të shpejta në territorin e Drejtorisë Vendore Durrës, brenda një kohe të shkurtër, në fshatin Shkafane, Durrës, është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”, me targë AA342LM, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK-ut, vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, kapjen dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në të.

Po si ndodhi atentati? Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit. Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina ka dalë nga rruga, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, mbetën të plagosur. 48-vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i dyshuar si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e një biznesmeni libanez i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë.

Landi Muharremit u bë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit duke i sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:01
Ariol Halilaj ishte pjesë e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, abuzonte me postin

Ariol Halilaj ka qenë pjesë edhe e inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në pozicionin e inspektorit. Duke qenë pjesë e tij, ai shpesh abuzonte duke përdorur edhe bexhin e siguruar nga puna. Duke përdorur këtë post, shpeshherë thyente edhe rregullat e qarkullimit duke u ndëshkuar kështu nga policia rrugore.

Ora 20:42
Kamerat e sigurisë dhe telefoni i Redjan Rrahjes zbuluan Ariol Halilaj dhe rolin e tij në atentatin ndaj prokurorit Ndoja

1588700624_ARJANNDOJA.jpg

Ariol Halilaj u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe telefoni i Redjan Rahhjes, që ka hetuar policia në lidhje me atentatin në Shkozet të Durrësit, ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Burimet për Report TV thanë se Ariol Halilaj është identifikuar pasi në pamjet filmike të grumbulluara nga grupi hetimor ai është fiksuar duke lëvizur me makinë përpara dhe pas ngjarjes me Redian Rrajën, i arrestuar si autori i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mikut të tij Landi Muharremi dhe shoferit Andi Maloku, i cili humbi jetën në spital.

Edhe pak momente përpara arrestimit të Rrajës, ai ka qenë në shoqërinë e Halilajt, i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje që po hetohen nga policia.

Ariol Halilaj është mbajtur në përgjim për disa kohë dhe nga tabulatet e telefonit të  Rrahjes policia ka  arritur në përfundimin se Halilaj është shoferi që i ka larguar nga vendi ku braktisën makinën që bënë atentatin si dhe mendohet se ka mbajtur Rrahjen në shtëpi.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vari k: 06/05/2020 11:10

    ke shume te drejte o qytetari,keta kerkojne gjurmet ndersa ujku e kan perball

    Përgjigju
  • Qytetari analog: 06/05/2020 01:02

    Është për t'ju falenderuar për përditësimin që bëni për këtë rastin, por ajo që nuk di akoma, ose nuk na është dhënë si lajm, është gjëndja ligjore e këtij prokurori. Dmth, çfarë statusi gëzon aktualisht. I arrestuar, nën hetim, i hetuar në gjendje të lirë, i kufizuar në lirinë në tërësi. E cuditshme që askush nuk shkruan diçka për këtë spurdhjak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump