rrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj vijoi të diskutohej edhe mbrëmjen e sotme në Report Tv. Në 'Repolitix', 3 avokatët: Rezart Kthupi, Edmond Petraj, Përparim Çaça dhe gazetari Flogert Muça analizuan këtë moment kur jemi vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, lidhur edhe me deklaratat e sotme të kryeministrit Rama.
Kthupi nuk bie dakord me retorikën e Ramës, se Veliaj u mor në arrest teksa është i zgjedhur si kryebashkiak dhe ka një kontratë.
'I zgjedhur nuk ka status të veçantë. Është i barabartë. Nuk aplikohet ligji ndryshe kur je i zgjedhur. Pushtetet në Shqipëri janë të ndara. Pushteti gjyqësor nuk do të thotë që nuk mund të ndërhyjë në pushtetet e tjera. Ia ka dhënë kushtetuta të drejtën të ndërpres kontratën që ka një i zgjedhur me zgjedhësit e tij. Të biem dakord për një gjë. Në Shqipëri niveli i personave të paraburgosur është më i madh se i personave të dënuar. Nuk ka nevojë të ndryshosh ligje për këtë. Ka një organ KLP që ndryshon politikën penale në Shqipëri. Prokurori në 90% kërkon arrest në burg. Shyqyr që dënuam këtë VIP-in e bashkisë Tiranë.'















