Arrestimi i vrasësit të Nikulajt në Marok/ Zbardhet mesazhi që erdhi nga Interpol: E kemi në paraburgim na nisni provat

9 Maj 2023, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2023-05-09 11:40:04

Zbardhen detaje të reja lidhur me çështjen Ruben Saraiva, portugezin që kishte rolin e ekzekutorit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, mësohet se ka udhëtuar nga Greqia drejt Marokut ku edhe u arrestua, një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.