‘Arresto Berishën’, protestuesit refuzojnë sërish PD-në, përplasen me demokratët: Poshtë sekretari i partisë, duan ta rrëmbejnë protestën si në ’90

7 Nëntor, 15:31 | Përditesimi: 7 Nëntor, 15:31

“Arresto Berishën”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Poshtë komunistët” ishin disa nga thirrjet me të cilat protestuesit pritën militantët e PD-së para Ministrisë së Arsimit. Ata refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët dhe u kërkuan të largoheshin me thirrjet “Ik, ik, ik!”. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe “Poshtë sekretari i partisë”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Vdekje tradhtarëve”.

A.H/Shqiptarja.com