Arrestohet 67-vjeçari, kanosi nipin me armë zjarri për motive pronësie, përshkallëzimi i konfliktit u parandalua

11 Maj, 12:07

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive pronësie në fshatin Mërqi të Lezhës. Pjetër Nika, 67 vjeç u vu në pranga pasi kanosi me armë zjarri nipin e tij F.N., për motive pronësie.

Forcat ‘Shqiponja’ dhe shërbimet e komisariatit të Lezhës shkuan menjëherë në vendngjarje në Mërqi sapo u mor njoftimi dhe falë ndërhyrjes në kohë u parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe u sekuestrua arma me të cilin xhaxhai po kërcënonte nipin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e 67-vjeçarit u gjet një sasi municioni luftarak.