Arrestohet dhe përjashtohet polici i Rrugores në Tiranë! Nuk u ndal para kolegëve, i shau e u largua me makinën me xhama të zinj! U kap me kanabis

4 Janar 2023, 11:39

Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me një sasi të vogël lënde narkotike në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022 ku efektivi i rrugores, Renato Feri, u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta.