Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro

14 Mars, 22:26

Evis Berberi, njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku, është arrestuar me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK ka zbuluar skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin  kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.