Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

15 Maj, 12:19

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi vishte monopatina në rrugët e kryeqytetit dhe i shiste ato.

Në këtë video, me rreth të kuq, dallohet 30-vjeçari teksa lëviz me monopatinat e vjedhura.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 30-vjeçari është autor edhe i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024. Gjatë arrestimit, 30-vjeçarit F. D. (B.)., i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike kokainë.