Arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryetari i bashkisë në Fushë-Arrëz, Fran Tuci dhe administratori i njësisë Iballë! Hapën rrugë të re duke shkatërruar pyllin, dëmi 234 mln lekë

13 Korrik 2023, 14:52

Fran Tuci, ish kryebashkiak i fushë arrëzit u arrestua me urdhër të spak me akuzën se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me tenderin e një rruge. Për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë  në Pukë ndërsa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar.