Arrestohet në Portugali Arben Kaçorri, trafikanti i drogës, kunati i Ervis Martinajt! Prej 11 vitesh jetonte në një pallat luksoz në Lisbonë

20 Korrik, 12:03

Është arrestuar në Lisbonë të Portugalisë, Arben Kaçorri, trafikanti i drogës, kunati i Ervis Martinajt.  Shqiptari, i dënuar për vrasje në Itali, jetonte prej 11 vitesh në një ndërtesë luksoze në Lisbonë. Bashkë me 52-vjeçarin shqiptar u arrestua edhe fqinji i tij portugez, i lidhur me mafian marokene, por që vepron kryesisht në Holandë