Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, të riut Haki Koka iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë me municion luftarak që e mbante pa leje.
Report TV mëson se 29 vjeçari është nipi i ish ministrit i Mjedisit Lefter Koka.
Ish ministri Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve. Më 7 Shkurt, SPAK kërkoi 4 vite burg për ish ministrin në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, por nëse shpallet fajtor, ai do të përfitojë uljen e 1/3 se dënimit duke zbritur në 2 vite e 8 muaj heqje lirie.