Arrestohet se nxiti vetëvrasjen e 27 vjeçares, personazhi i Tik Tokut, Altin Çoku, vite më parë, tentoi të digjte kushëririn e tij

13 Shkurt, 11:47 | Përditesimi i fundit: 2024-02-13 15:10:28

Tirane- Zbulohen detaje të reja lidhur me arrestimin e Altin Çokut pasi akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e një 27 vjeçareje pasi iu publikua një foto intime në rrjete sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera, si në grupe Telegrami.

Mësohet se 39 vjeçari është një emër I njohur për drejtësinë pasi është proceduar dhe më parë. Në një rast tentoi të digjte djalin e dajës së tij, ndërsa rezulton dhe me kartelë për probleme të shëndetit mendor. Në një rast gjykata ka caktuar detyrim ambulator për të.