Lleshi përplaset me Zakën: Je hajdute! Deputetja këshilla si psikologe: Menaxho emocionet, të jap seanca falas

5 Tetor, 18:44 | Përditesimi: 5 Tetor, 19:03

Protestuesja Arvina Lleshi është përplasur me deputeten socialiste Kiduina Zaka. Ajo e ka zënë ‘pritë’ deputeten ndërsa ishte pranë Kryesisë së Kuvendit duke e quajtur “hajdute” dhe “zar të Belinda Ballukut”.

Lleshi po e filmonte me video momentin, por as deputetja nuk e kurseu dhe nxori telefonin duke filmuar protestuesen, të cilën e këshilloi që të mësojë të menaxhojë emocionet dhe se si psikologe do t’i ofronte orë falas.

E.H/Shqiptarja.com