Asambleja e PS/ Klosi: Sot jemi më fitues se kurrë falë Edi Ramës! Diferenca mbi 300 mijë vota në 2025 me opozitën tregon se shqiptarët duan qeverisje serioze

21 Mars, 10:50 | Përditesimi: 21 Mars, 10:50

Sot në Durrës është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste, takim i cili nisi me fjalën e Sekretarin e Përgjitshëm të kësaj force politike, Blendi Klosi.

Klosi nuk kurseu vlerësimin për lidershipin e Edi Ramës, duke thënë se falë tij Partia Socialiste sot është më fituese dhe më e organizuar se kurrë. Ai shtoi se fitorja e thellë e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 2025, me mbi 300 mijë vota diferencë me opozitën, tregon se selia rozë “ka marrë një fitore të plotë, jo fitore të rastësishme, dhe as të ngushtë”.

A.M/Shqiptarja.com