Asambleja/ I shpalli luftë, Rama shkarkon Veliaj nga kreu i PS në Tiranë: Kërcënimet i ka sajuar! Bashkëdrejtimin e merr Demo e Koçiu! Spiropali përjashtohet nga çdo funksion në parti, pritet edhe nga grupi (DEBATET)

14 Nëntor, 18:04 | Përditesimi: 14 Nëntor, 18:04

Kryeministri Rama shkarkoi Erjon Veliajn nga drejtimi i PS-së së Tiranës, dhe për herë të parë tha publikisht se pretendimet e kryebashkiakut se e ka kërcënuar, janë të sajuara. Në Tiranë partia do të ketë dy bashkë drejtues, ministrin e Brendshëm Ervin Demo, dhe numrin dy të qeverisë Albana Koçiu, që mund të shihen dhe si kandidatë potencialë për zgjedhjet e 9 majit. Elisa Spiropali mbetet një anëtare e thjeshtë e partisë. 

    E.H/Shqiptarja.com