Asgjësuan provat e vrasjes së recepsionistit, dy punonjësit e hotel 'Greccia' të penduar: Pronari na kërcënoi me armë! Gjykata e Vlorës i lë në burg

9 Qershor, 13:12 | Përditesimi i fundit: 2024-06-09 17:20:49

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi do të qëndrojnë në burg. Dy të rinjtë kanë shprehur pendesë në Gjykatën e Vlorës, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës nga pronari Gerald Shehu.