Ashensorët 'vrasës'! Llupo për Report Tv: Nga mbi 10 mijë vetëm 1200 janë certifikuar! Kosto e mirëmbajtjes në muaj shkon deri 10 mijë lekë për një pallat

13 Shtator 2021, 12:27 | Përditesimi i fundit: 2021-09-13 15:33:52

TIRANË- Në një vend ku ka më shumë se 10 mijë ashensorë në përdorim nga qindra mijëra qytetarë, të regjistruar janë vetëm 1200 prej tyre! Kjo e bën situatën alarmante dhe ajo që është më e rëndë është se për këtë nuk ka një përgjegjës! Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Teknike e ka të pamundur pasi në dispozicion ka vetëm një staf prej 7-8 inspektorët dhe kontrollet bëhen mbi bazë risku dhe jo të përgjithshme, e ndërsa jo çdo pallat ka një administrator. Të gjendur përballë kësaj situate, drejtori i mbikëqyrjes së ashensorëve Julian Llupo në intervistën për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se për ashensorët duhet të ketë kontrolle 1 herë në vit për ato në pallate dhe 6 muaj për ashensorët në ambiente pune, spitale apo hotele, por që në terren nuk ndodh një gjë e tillë.

"ISHMT dhe sektori përkatës që merret me inspektimet, ka një periudhë rreth 3 vjet, janë kryer rreth 2000 inspektime në të gjithë vendin, por me një staf që është llogaritur për të trajtuar problematike në standaste shumë të vogla, 1200 ashensorë janë regjistruar, për këta ka informacione për instaluesin dhe mirëmbajtësin. pjesa tjetër mbetet e pacertifikuar nga një trup sic e kërkon ligji. Në kryejnë inspektime me bazë riskun, llogariten rreth 10 mijë ashensor, inspektimi është masiv. Sa i përket ashensorëve që janë në ambiente punë kanë qenë fokusi kryesor, se risku është më i lartë dhe po shkohet drejt një registrimi, ndërsa te ato me ambiente të përbashkëta, zgjedhje e administratorëve të pallateve dhe në ndjekjen masive të kësaj problematike ndërsa në bashkitë e tjera ky proces nuk funksionin, e kemi të vështirë që të gjejmë një person përgjegjës për mirëmbajtjes, certifikimin dhe mirëmbajtjen.