Asllani në shok për rastin e humbur, por shokët e skuadrës te Inter bëjnë gjestin e madh! Inzaghi: Ka keqardhje

13 Tetor 2022, 10:06

Kristjan Asllani do të mbahet mend gjatë te Interi, pasi shqiptari u bë protagonist i një rasti të artë në fundin e ndeshjes me Barcelonën kur rezultati ishte 3-3. Pasi mori një top nga Lautaro mesfushori 20-vjeçar e pa veten përballë portierit Ter Stegen, ndërsa disa hapa më lart Mkihtaryan ishte me portën e boshatisur.