Asnjë përfaqësues i SHBA-së në zyrën e tij që prej shpalljes ‘non grata’, Berisha ‘pret me entuziazëm’ ambasadorin e ri: Prioritet luftën e trafikut të drogës

8 Gusht, 16:01 | Përditesimi: 8 Gusht, 16:01

Ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA-ve në Shqipëri, e komentoi edhe Sali Berisha, në zyrën e të cilit asnjë zyrtar amerikan nuk ka shkelur prej 2021. Ai thotë se prioritet i ambasadorit të ri duhet të jetë lufta ndaj trafikut të drogës, pasi trafikantët shqiptarë janë kërcënim serioz jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tjera.

    E.H/Shqiptarja.com