Asnjë rast me koronavirus, Rakacolli: 46 vjeçari nga Skrapari vdiq nga gripi i stinës

26 Shkurt 2020, 14:31

TIRANE-Në Shqipëri nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus. Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli u shpreh se nuk ka asnjë rast të infektuar, ndërsa rastet që janë testuar kanë rezultuar negativ.

"Nuk ka asnjë rast të konfirmuar për koronavirusin. Janë testuar 13 raste me histori udhëtimi përfshirë edhe Italinë, por kanë rezultuar negativ. Është miratuar fondi shtesë 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të materialeve mbrojtëse. Nëse keni temperaturë, kollë, rrufë dhe histori udhëtimi nga vendet e prekura, telefononi në numrin 127" tha ajo.

Zv/ ministrja sqaroi edhe rastin e ndjeshëm ku një qytetar nga Skrapari humbi jetën në Sanatorium dhe u dyshua nga gripi i derrit.

"Pacienti ka humbur jetën si rezultat nga një pneumoni që është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin" tha Rakacolli. 46 vjeçari nga fshati Therepel i Skraparit vuante edhe nga diabeti, zemra dhe tensioni.