Asnjë sqarim përse çmimi do të shtrenjtohet! Në Durrës, Vlorë dhe Fier, rradhë për vizitat mjekësore të patentës! E pësojnë të moshuarit që duan të vizitohen

28 Shkurt 2023, 13:03 | Përditesimi i fundit: 2023-02-28 14:23:17

Asnjë nga institucionet që kanë firmosur një marrëveshje aspak transparente, tatimet, Drejtoria e Transportit Rrugor dhe shoqata e autoshkollave nuk kanë bërë sqarime publike se përse po mendohet të rritet cmimi i marrjes së patentës, nga 35 mijë lekë që është për kategorinë B, në 85 mijë lekë, vlerë kjo vetëm për kurset e teorisë dhe praktikës. Por ndërkohë qytetarët në pamundësi për të përballuar cmimet e reja janë dyndur të bëjnë vizitat e nevojshme mjekësore për regjistrimin në autoshkollë.