Atentati në Vlorë/ Laertjad Kekaj u ekzekutua me 6 plumba në kokë e trup! U qëllua me kallashnikov e pistoletë me silenciator! 28 gëzhoja në vendngjarje

10 Shtator 2023, 07:52 | Përditesimi i fundit: 2023-09-10 15:36:22

Laertjad Kekaj, 41-vjeç, u ekzekutua mbrëmë në Vlorë teksa lëvizte me motor. 6 plumba i morën jetën. Mjeti me targa italiane që u përdor në krim u gjet i djegur bashkë me kallashnikovin në fshatin Kotë. Autorët janë ende të paidentifikuar, janë shoqëruar 8 persona.  Hetohet e kaluara e viktimës, i dënuar më parë për vrasje. 41 vjeçari luante lojra fati dhe kishte shumë borxhe.