Atentat i trefishtë në Memaliaj/ Ekzekutohet me breshëri kallashi babai i Andrea Kalemit, në gjendje të rëndë xhaxhai! Vritet klienti e kamarieri! Pistë hetimi hakmarrja (VIDEO)

21 Korrik, 08:34

Atentat i trefishtë në Memaliaj. Babai i Andrea Kalemit ekzekutohet me breshëri kallashi mbrëmjen e së shtunës në një lokal para godinës së bashkisë në Memaliaj. Pistë hetimi hakmarrja, pasi Andrea Kalemit, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022. Dy viktimat e tjera ishin kamarieri dhe klienti i lokalit që u ndodhën aty kur u shkrehën plumbat e kallashnikovit.