Atentat në Greqi Andrea Kalemit, qëllohet me 10 plumba, në gjendje kritike! I afërm i Aleksandër Sadikajt, u përfshi në vrasjen e Edmond Papës

10 Gusht 2023, 10:37

Andrea Kalemi u tentua të eliminohej në ishullin Pax të Greqisë dhe si pasojë e breshërisë së plumbave mbeti i plagosur rëndë. Autori dyshohet të jetë shqiptar i ardhur nga Italia, po kërkohet nga policia greke. Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, ndërsa është i afërm i Aleksandër Sadikajt.