Atentati drejt ish deputetit të PS në Kurbin, shkak debati për numërimin e 2 votave që përfundoi në përplasje fizike! Ende në kërkim djali i vëzhguesit të 'BF' në Kurbin

18 Maj 2023, 12:39 | Përditesimi i fundit: 2023-05-18 17:32:26

Konflikti për votat është bërë shkak për ngjarjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në Kurbin, ku u qëllua me armë makina e ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera dhe pyetjes së personave që kishin dijeni rreth ngjarjes.